topleft
topright

Pėr Shkupin

Video/Audio

Image

Jemi Njė

Image

 
Instituti i heshtjes PDF Printo E-mail
Monday, 22 February 2010
 

Heshtja e vėrtetė ėshtė paqė pėr trurin, pėr shpirtin ėshtė si gjumi pėr trupin, por pėr Institutin - heshtja ėshtė gjendje kome

 

Ka kohė qė Lėvizja ZGJOHU! po shqyrton mundėsinė e themelimit tė Institutit tė Heshtjes Kombėtare pėr diskriminim kulturor dhe shpirtėror tė shqiptarėve nė Maqedoni. Me gjasė, ky Institut do tė bėjė mė shumė punė se sa Instituti pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore dhe Shpirtėrorė tė Shqiptarėve nė Maqedoni "Pjetėr Bogdani". Edhe po mos tė bėjė as edhe tė vetmėn gjė, pėrsėri do tė ketė bėrė mė tepėr.

 

Vendin drejtues nė Institutin e Heshtjes pa dyshim duhet ta ketė Instituti Pjetėr Bogdani. Nė ditėt kur fryma shqiptare nė Shkup po shfaroset me bulldozher dhe trashėgimia kulturore dhe shpirtėrore po zhduket para syve tanė, tė gjitha institucionet mė tė thirura shqiptare, tė prira nga Instituti, heshtin. Instituti heshti edhe kur fėmijėve tanė iu imponua gjuha maqedonase. Instituti heshti edhe kur Enciklopedia falsifikoi gjithė historinė shqiptare, na quajti malėsorė dhe ardhacak. Ndoshta Instituti ėshtė mbėshtetur nė populloren “heshtja ėshtė flori” duke shpresuar nė pėrfitime tė ēfarėdo lloji. Kur drejtuesit e Institutit u bindėn qė heshtja nuk u sjell ndonjė pėrfitim, vendosėn qė tė bėjnė zhurmė rreth buxhetit pėr rroga dhe pėr veturė zyrtare. Dhe pėrsėri iu kthyen veprimtarisė sė parapėlqyer, heshtjes.

Instituti po ngulfatet nga paaftėsia e menaxhimit, nga mungesa e vizionit, nga mungesa e guximit, por edhe nga mungesa e iniciativave kreative nga stafi dhe drejtuesit qė paguhen pėr ta mbrojtur qenien shqiptare nė Maqedoni.

Instituti Albanologjik i prin institucioneve dhe subjekteve shqiptare qė qėndrojnė tė shurdhėr ndaj rrahjes alarmante tė kambanave pėr diskriminin kulturor dhe shpirtėror kundėr shqiptarėve qė ka arritur kulminacionin. Kjo politikė diskriminuese ka prishur ēdo mundėsi urėzimi tė qėndrimeve midis dy komuniteteve mė tė mėdha nė vend.

Koha ėshtė e pamėshirshme dhe kombi shqiptar nuk mund tė viktimizohet pėr paaftėsinė individuale ose mungesėn e frymėzimit. Kjo vlen pėr tė gjitha institucionet qė drejtohen nga shqiptarėt. Nėse nuk ju punohet ose nuk dini si ta bėni punėn, largohuni ditė mė parė. Ky do tė ishte akti mė patriotik qė do ta kishit ndėrmarrė nė kėto rrethana sfiduese qė nuk tolerojnė paaftėsi. Populli ka nevojė pėr prijės tė guximshėm.

Kėndjellja e shqiptarėve nė Maqedoni ėshtė e mbrapshtė. Qytetarėt e thjeshtė arrijnė tė krijojnė opinion publik dhe janė shumė mė tė vetėdishėm pėr fatin e popullit se sa intelektualėt. Shumica e popujve udhėhiqen nga mendjet e ndritura, por neve na rastisi fati tė kemi popullin mė tė ndritur se vetė mendjet e veta qė pretendojnė tė janė tė ndritura. Shoqėria shqiptare po ndryshon, po evoluon dhe nėse prijėsit intelektual dhe politik nuk mund t'a mbajnė hapin me popullin duhet tė tėrhiqen dhe mos t'i mbajnė peng qytetarėt dhe ardhmėrinė e kombit.

Cili ėshtė proēesi i fundit politik dhe zhvillimor qė ka gjetur nismė tek intelektualėt shqiptar? Ndoshta do t'a gjeni pėrgjigjėn nėsė arrini t'a gjeni vrimėn se ku janė strukur ata. Tė nderuar, dilni nga gėzhoja mbrojtėse me tė cilėn jeni rrethuar dhe prini popullit sepse kemi nevojė pėr ju.

Gjitha kėto pasoja qė po i ndjejmė sot janė rezultat i devijimit tė qėllimshėm nga vlerat e mirėfillta nė politikbėrjen shqiptare. Politika shqiptare ka gisht tė drejtėpėrdrejt nė shuarjėn e intelektualėve dhe promovimin e dėgjueshmėrisė dhe pėrkuljes si vlerė nė politikė dhe shoqėri. Dhe fatmirėsisht pėr partitė, njerėz tė tillė ka mė bollėk, por fatkeqėsia pėr popullin ėshtė qė po ata njerėz na kanė marrė nė qafė gjithė kėto vite. Poltronizmi dhe mosdija e tyre ka parandaluar marrjen e hisės dhe institucionalizmin e shqiptarit nė institucionet shtetėrore si dhe ka shuar zėrin kritik tek shqiptarėt. Andaj, urojmė qė virusi i kėndelljes sė qytetarit tė thjeshtė tė kaplojė edhe udhėheqėsit politik dhe intelektualėt sa mė shpejtė sepse deri sa ata tė zgjohėn ne mund tė fillojmė me palosjen e valixheve sepse Shkupi jonė po tjetėrsohet, po na bėhėt i huaj.

Ka raste kur heshtja ėshtė shumė e zėshme, por nė rastin e Institutit Albanologjik heshtja ėshtė shurdhėruese. 

 

Lėvizja Qytetare ZGJOHU!

22 shkurt 2010

Nga qytetin qė dikur njihej me emrin Shkup

 
< Mbrapa   Pėrpara >

Info

Zyra e Lėvizjes Qytetare ZGJOHU! gjindet nė Carshinė e Vjetėr tė Shkupit. 

Free Image Hosting at www.ImageShack.us

BE per ZGJOHU!