Lėvizja Qytetare ZGJOHU!
shprehet jashtėzakonisht e shqetėsuar nga lajmet pėr shpėrngulje tė theksuar tė
qytetarėve shqiptar nga Maqedonia nė drejtim tė Evropės perendimore nė kėrkim
tė jetės mė tė mirė.
ZGJOHU! informon
tė gjithė qytetarėt qė liberalizimi i vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė paraqet
vetėm njė mundėsi pėr udhėtime turistike dhe qėndrime tė shkurtėra deri nė 90
dite nė vendet e zonės shengen pa asnjė mundėsi pėr punė dhe studim nė ato
vende. Leja pėr punė nė Evropėn perendimore mundėsohet vetėm nėpėrmjet marrjes
sė vizės tė tipit D qė kushtėzohet me lejen e punės nė vėndin pėrkatės. Maqedonia
gjithashtu ka nėnshkruar marrėveshje me Unionin Evropian si dhe me ēdo vend
anėtar tė zonės shengen pėr rikthim tė qytetarėve tė saj dhe nė kėto shtete nuk
ėshtė e mundur t'u ipet azil qytetarėve nga Maqedonia.
Lėvizja ZGJOHU! bashkė
me Shoqatat e Historianėve, Arsimtarėve, Piktorėve, Intelektualėve, Artistėve
dhe Shkrimtarėve shqiptarė si dhe shumė OJQ tjera apelojnė deri te tė gjithė
agjencionet turistike qė mos t'i manipulojnė qytetarėt shqiptarė duke i
keqinformuar rreth mundėsive pėr qėndrim dhe punė nė vendet e Evropės
perendimore si rezultat i liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė. Mallkimi
i kombit do tė bie mbi ato qė me gėnjeshtra po krijojnė rradhė tė tėra tė
qytetarėve pėr tė braktisur trojet e baballarėve dhe po shesin pasurinė e tyre
familjare pėr njė gėnjeshtėr turistike pėr pėrfitime mbi tragjedinė e popullit.
Vėshtirėsitė ekonomike tė qytetarėve tanė nuk do tė
zhdukėn duke e shitur gjithė pasurinė e tyre dhe duke u shpėrngulur pėr tė hasur
nė njė zhgėnjim edhe mė tė madh sesa nė vendin e tyre. Patriotizmi fillon ke
pragu i derės dhe rruga jonė mund tė jetė e gjatė, ngjitja jonė mund tė jetė e
vėshtirė, por ajo ēka historia na ka mėsuar ėshtė se nė keto troje, ne vuajmė
dhe rimėkėmbemi si njė, sepse jemi njė.
Njė vend pa
artefakte ėshtė vend pa kujtesė, njė vend pa kujtesė ėshtė njė vend pa histori,
njė vend pa njerėzit e vet, nuk ėshtė vend.