|
Lėvizja Qytetare ZGJOHU! dėnon ashpėr sulmin barbar tė huliganėve maqedonas tė ashtuquajtur "Komiti" kundėr fėmijėve tė pafajshėm shqiptarė qė ndodhi ditėn e shtunė nė sheshin e Shkupit pas ndeshjes futbollistike Rabotniēki - Vardar dhe kėrkon qė shkaktarėt tė pėrballen me ligjin ditė mė parė. Lėvizja ZGJOHU! pėrkujton autoritetet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme qė ky grup i huliganėve ėshtė po i njėjti grup qė dhunoi banorėt e pafajshėm tė Nerezit nė shtator tė vitit tė kaluar duke cenuar jetėn dhe pronėn e tyre si dhe janė po tė njėjtėt huliganė qė u amnistuan nga autoritetet pėr terrorin e paparė ndaj qytetarėve tė pafajshėm. Ministria e Punėve tė Brendshme nė vend qė t'i arrestojė menjėherė, luante futboll dhe shoqėroheshe me kėta huliganė tė egėr tė ikur nga kafazėt e kopshtit zoologjik. Asnjė rrahje, asnjė enciklopedi, asnjė imponim, asnjė manipulim qė ka pėr qėllim shpėrnguljen e shqiptarėve nga Kumanova dhe Shkupi si dhe asnjė projekt tjetėr nuk do tė arrijė t'i zhduk shqiptarėt nga trojet e tyre shekullore, andaj ZGJOHU! porosit projektuesit e kėtyre provokimeve qė tė heqin dorė nga qėllimet e tyre djallėzore qė mėtojnė t'i realizojnė me metoda shtazarake!, thuhet nė reagimin e ZGJOHU. Lėvizja ZGJOHU! apelon deri te autoritetet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe Prokurorit Publik qė urgjentisht tė ndėrmarrin masa kundėr huliganėve qė terrorizojnė qytetarėt e pafajshėm dhe haptazi shfaqin urrejtje ndėretnike duke nxitur mosdurim midis komuniteteve. Sulmuesit qė nė mėnyrė tė turpshme cenuan jetėn e njė 11 vjeēari duhet qė urgjentisht tė marrin dėnimin e merituar. Komitėt vazhdojnė tė sillen ashtu siē janė sjellė tė parėt e tyre kur kanė ardhur nė kėto troje gjatė shekullit tė VII, me barbarizma, duke shkatėrruar ēdo gjė para vetės, thuhet nė reagim.
|