topleft
topright

Pėr Shkupin

Video/Audio

Image

Jemi Njė

Image

 
PUSHO SHQIP! PDF Printo E-mail
Friday, 18 June 2010

Nė fillim tė sezonit tė pushimeve verore, Lėvizja Qytetare “ZGJOHU!” ka nderin tė ftojė tė gjithė qytetarėt shqiptarė tė Maqedonisė dhe tė Kosovės si dhe tė gjithė tė tjerėt qė tė pushojnė SHQIP gjatė kėtij sezoni veror dhe tė vizitojnė bregdetin shqiptar.

 

ZGJOHU! fton qytetarėt qė planifikojnė dhe kanė mundėsi tė bėjnė pushime kėtė vit, tė vizitojnė bregdetin tonė shqiptar pėr t'i shijuar bukuritė e detit Jon dhe detit Adriatik dhe nė kėtė mėnyrė t’a ndihmojnė vetėn dhe Shqipėrinė nė kėto kohėra tė vėshtira financiare, por njėkohėsisht edhe tė njohin Shqipėrinė mė mirė.

 

Ju ftojmė tė vizitoni Tiranėn e tė kaloni ēaste tė bukura nė kryeqytetin shqiptar, Durrėsin si njė nga qytetet mė tė vjetėra nė Shqipėri me amfiteatrin mė tė madhė nė Ballkan. Vizitoni Shkodrėn dhe kėshtjellėn e Rozafės, Fierin me Apolloninė, Beratin - qytetin e 1000 dritareve tė mbrojtur nga UNESCO, Gjirokastrėn e Ismail Kadarsė tė mbrojtur gjithashtu nga UNESCO, Sarandėn nė jug tė Shqipėrisė tė njohur pėr plazhet fantastike, Vlorėn e pavarėsisė, Krujėn e Skenderbeut, Korēen e serenadave shqiptare dhe vendbanimet tjera shqiptare. Mos harroni tė vizitoni edhe Butrintin, Bylisin, malin Tomorr, Alpet Shqiptare, gjithė vijėn e bregdetit shqiptar, dhe shumė e shumė vende tė tjera shqiptare qė presin t’i zbuloni.

 

Lėvizja ZGJOHU! ėshtė e bindur qė shqiptarėt dhe tė tjerėt nga Maqedonia dhe Kosova do tė vėrshojnė plazhet e Shėngjinit, Durrėsit, Ksamilit, Dhėrmisė, Himarės, Borshit, Velipojės, Vlorės, Jalės, Sarandės, Kavajės, etj. Mikėpritja shqiptare dhe bukuritė e bregdetit shqiptar do t'ju falin ēaste tė paharruara dhe t'ju frymėzojnė qė tė riktheheni vite me rradhė nė Shqipėri.

 
< Mbrapa   Pėrpara >

Info

Zyra e Lėvizjes Qytetare ZGJOHU! gjindet nė Carshinė e Vjetėr tė Shkupit. 

Free Image Hosting at www.ImageShack.us

BE per ZGJOHU!