Lėvizja Qytetare ZGJOHU! mirėpret opinionin
kėshilldhėnės pėr tė konfirmuar ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė
Kosovės nga ana e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė.
Lėvizja ZGJOHU! konsideron qė ky vendim i Gjykatės ėshtė vendimi i vetėm i
drejtė pėr rastin e Kosovės dhe ėshtė meritė e sakrificės sė popullit shqiptar
pėr liri dhe demokraci nė Kosovė qė u mbėshtet pa rezervė nga bota e civilizuar
duke i vėnė fund gjenocidit tė Millosheviqit ndaj popullit shqiptar.
Edhepse opinioni i GJND-sė nuk
ėshtė i detyrueshėm dhe ka vetėm fuqi kėshilluese, Lėvizja ZGJOHU! gjykon qė ky opinion pėrfundimisht vulos pavarėsinė e
Kosovės duke mundėsuar njohjen e statusit edhe nga vendet tjera si dhe
kontribuon nė stabilitetin e qėndrushėm nė Ballkanin perendimor duke
mundėsuar hapėrimin e papenguar drejt BE dhe NATO tė tė gjitha vendeve tė
rajonit.
Lėvizja ZGJOHU! pėrgėzon popullin shqiptar tė Kosovės duke i ftuar
autoritetet qė ta arsyetojnė besimin dhe mbėshtetjen e komunitetit
ndėrkombėtar pėr ndėrtuar njė Kosovė aspirante tė denjė pėr integrim nė
Bashkimin Evropian dhe nė NATO dhe partnere tė vendeve demokratike.
Ky opinion kėshilldhėnės i
Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė duhet ti hap mundėsinė Kosovės qė tė
anėtarėsohet nė familjen e madhe tė Kombeve tė Bashkuara nėpėrmjet njohjeve tė
reja qė padyshim do tė vijnė nė ditėt e ardhshme. Lėvizja ZGJOHU! gjithashtu fton Sėrbinė qė tė drejtoj orientimin e vet
politik nė drejtim tė Brukselit dhe tė heq dorė nga politika destruktive qė po
mban peng gjithė Ballkanin perendimor.
Lėvizja ZGJOHU!
gjithashtu shpreson qė ku vendim i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė tė
ndikojė pozitivisht nė shpalljen sa mė tė shpejtė tė pafajėsisė tė z. Ramush
Haradinaj dhe ish ushtarėve tjerė tė UĒK para Tribunalit tė Hagės