|
NJĖ HISTORI E SHKURTĖR E SHKUPIT
Nė saje tė hulumtimeve arkeologjike konstatohet se lokaliteti i Shkupit tė sotėm ka qenė i banuar qė 3500 vite p.e.s. Gjurma tė periudhės sė neolitit janė zbuluar nė lokalitetin e Kalasė sė sotme.
Qyteti i lashtė Skupi ėshtė themeluar nga dardanėt (fis ilir) diku rreth shekullit IV- III p.e.s. dhe ka qenė njė nga qendrat e Dardanisė. Dardania ka qenė regjion antik qė ka pėrfshirė Kosovėn e sotme, Serbinė jugore, njė pjesė tė Maqedonisė perėndimore dhe njė pjesė tė Shqipėrisė verilindore. Qytetet mė tė mėdha tė Dardanisė veē Skupit ishin Naisusi (Nishi i sotėm), dhe si kryeqytet Ulpiana (nė afėrsi tė Prishtinės sė sotme). Prejardhja e emrit tė Dardanisė lidhet me fjalėn shqipe dardhė, pra vend dardhėsh, e me emra personalė ilirė si Dardas, fakt i pėrkrahur nga shumė linguistė qė nga Hahni e gjer te Eqrem Ēabej.
Skupi pushtohet nga romakėt nė vitin 146 p.e.s. Gjatė shekullit tė ardhshėm romakėt e shfrytėzojnė si bazė pėr ushtrinė e tyre. Nė saje tė objekteve tė gėrmuara dhe fortifikimit tė qytetit, konstatohet se qyteti nė fillim ka qenė kamp ushtarak. Falė pozitės sė tij strategjike (pozitė qėndrore nė udhėkryqin qė e ka lidhur detin Egje me Danubin dhe detin Adriatik me Trakinė), lumit Vardar, qė i jep jetė luginės dhe hovit ndėrtimor qė e imponuan romakėt, Skupi arriti gjatė shekullit tė ardhshėm njė zhvillim tė konsiderueshėm, me rrugė, ujėsjellės, banjo publike, objekte tė shumta sakrale dhe profane. Pėrkundėr pranisė sė ushtarėve, qyteti e ka vazhduar kontinuitetin e banorėve autoktonė dardanė dhe peonė. Gjatė sundimit tė perandorit romak me prejardhje ilire, Dioklecianit (284-305), Dardania shpallet si provincė e posaēme me kryeqytet Skupin.
Pas ediktit tė Milanit nga viti 313, Skupi bėhet seli e ipeshkvisė, ndėrkaq pas vitit 451 edhe e arqipeshkvisė. Gjatė historisė sė tij Skupi ėshtė sulmuar shpesh nga fiset barbare. Mė 518 rrėnohet tėrėsisht nga njė tėrmet katastrofal. Pas kėsaj Skupi pushoi sė ekzistuari dhe banorėt e tij e zgjodhėn lokacionin e kalasė sė sotme per vendbanim tė ri.
Interesimi pėr Skupin e lashtė lidhet me hulumtuesin anglez Artur Evans, i cili gjatė qėndrimit tė tij nė Shkup mė 1883 i ka vėrejtur bedenat romak nė vendin Zajēev Rid, qė i ka shpjeguar si tė mbetura nga akropoli (fortesa) e Skupit. Hulumtimet arkeologjike kanė filluar mė 1966 dhe qė nga ky vit vazhdojnė tė zbatohen edhe sot e kėsaj dite. Gjer mė sot janė hulumtuar kėto objekte: bedenat e fortesės, teatri (qė ka zėnė 9000 shikues), bazilika civile dhe ajo sakrale, vila e qytetit, banjoja e qytetit, rruga, pjesė tė nekropolit (varreza) lindor dhe perėndimor. Me hulumtimet e deritashme arkeologjike ėshtė konstatuar se Skupi ka pėrfshirė njė sipėrfaqe prej 40 hektarėsh.
Pėr tė interesuarit qė duan ta vizitojnė qytetin e lashtė, ai gjendet nėn entin hidrometeorologjik, nė vendin Zllokuqan.
Nė shekullin e VII-tė Shkupi filloi tė sulmohet nga fiset sllave. Serbėt e pushtuan Shkupin mė 1189, ndėrsa turqit mė 1392. Gjatė pushtetit osman Shkupi bėhet kryeqendėr e Vilajetit tė Kosovės dhe njė qendėr e rėndėsishme komerciale. Mė 1689 gjenerali austriak Pikolomini ia ve zjarrin pėr shkak tė epidemisė sė kolerės. Pas kėsaj gjėme qyteti shėnon rrėnie nė ēdo aspekt ekonomik, kulturor, demografik etj. Sėrish fillon tė ringjallet nė shekullin e XIX-tė me ndėrtim tė hekurudhės Beograd-Selanik. Mė 1913 Shkupi inkorporohet nė Serbi, dhe mė 1918 bėhet pjesė e Mbretėrisė Jugosllave. Gjermanėt e pushtuan mė 1941 dhe gjatė LDB kontrollohej nga trupat bullgare. Mė 1945 shpallet kryeqytet i Maqedonisė.
OBJEKTE ME RĖNDĖSI KULTURO HISTORIKE
Aquadukti (ujėsjellėsi) romak i Shkupit ėshtė i vendosur nė pjesėn veriore tė qytetit. Ai paraqet njė pėrmendore tė rėndėsishme kulturo-historike qė dėshmon pėr jetėn qytetare nė lashtėsi. I ndėrtuar me gurė dhe tulla, sot nga ujėsjellėsi kanė mbetur 55 harqe tė mbėshtetura nė shtylla masive. Fatkeqėsisht, ujėsjellėsi i lashtė nuk vizitohet dot edhe sot e kėsaj dite pėr shkak se njė pjesė e tij gjendet nė kazermėn Ilinden. Planifikohet qė me hapjen e rrugės qarkore tė Shkupit, tė mundėsohet qasja drejt kėtij monumenti tė lashtėsisė.
Kalaja (Kėshtjella) e Shkupit ėshtė e vendosur nė kodrinėn mė tė lartė tė luginės sė qytetit. Themeluesit e saj janė udhėhequr nga pozita e jashtėzakonshme strategjike e kėsaj pike, pasi prej aty mund tė kontrollohet njė pjesė e madhe e luginės. Gėrmimet arkeologjike nė kėtė vend kanė zbuluar gjurma vendbanimesh tė vjetra 3000 gjer mė 4000 vite para erės sonė. Sakaq, tė dhėnat e para pėr kalanė datojnė nga viti 536. Pas tėrmetit katastrofal tė vitit 518, nė tė cilin rrėnohet qyteti antik Skupi, vendbanimi i ri themelohet nė hapėsirėn e kalasė sė sotme, madje edhe njė pjesė e materialit pėr muret e para ėshtė marrė nga objektet e rrėnuara tė Skupit. Gjer mė sot janė ruajtur rreth 120 m nga muri mė i vjetėr, nė tė cilin janė inkorporuar blloqe tė mėdha guri. Pjesa mė e madhe e murit qė shihet sot, rrjedh nga periudha e vonshme osmane. Disa historianė besojnė se nė vendin e Kalasė sė Shkupit nė fillim tė shekullit VI ėshtė ngritur qyteti Justiniana Prima nga perandori Justinian.. Sipas enciklopedisė Britanike ky perandor i famshėm, i lindur nė vendbanimin Taor, rreth 20 km nė jug tė Shkupit, ka qenė me prejardhje ilire.
Ura me harqe (ura e gurit) i lidh dy brigjet e lumit Vardar nė qendėr tė qytetit, gjegjėsisht qytetin e vjetėr dhe ate tė riun. Sipas rezultateve nga gėrmimet arkeologjike, nė po kėtė vend ka pasur urė qė me gjasė do tė jetė ndėrtuar nė shek. VI, menjėherė pas tėrmetit katastrofal tė vitit 518, nė vlugun e ndėrtimeve tė inicuara nga perandori Justiniani I. Sidoqoftė, ura e gurit e tillė si e njohim sot ėshtė ndėrtuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit XV-tė nga blloqe guri tė pėrpunuara mirė, nė kohėn e Sulltan Mehmetit II. Konstrukti masiv i urės mbėshtetet mbi shtylla tė forta, qė janė tė gėrshetuara me 13 gjysmėharqe. Ura e gurit ashtu si edhe Shkupi, pėrjetoi mjaft krajata. Mė 1555 u dėmtua rėndė nga njė tėrmet i madh. Edhe Vardari tekanjoz dinte gjatė shekujve ta dėmtojė rėndė me ujėrat e vet tė rrėmbyer. Por rėndėsia e madhe e urės me harqe impononte qė ajo gjithnjė tė riparohej dhe tė rindėrtohej nga ata qė e udhėhiqnin qytetin.
Hamami i Daut Pashės gjendet nė anėn e djathtė para hyrjes nė ēarshinė e vjetėr dhe pėrfshin njė sipėrfaqe rreth 900 m2. Me gjasė ėshtė ndėrtuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit XV-tė. Mė 1689 ėshtė kapluar nga zjarri dhe ėshtė dėmtuar rėndė. Pas luftės sė dytė botėrore hamami ėshtė shndėrruar nė galeri artistike dhe si e tillė ėshtė mė e madhja e llojit tė vet nė Maqedoni. Shquhet me dimensionet dhe vlerat e tija artistike si perlė e arqitekturės profane islame.
Muzeu i qytetit nė Shkup ėshtė i vendosur nė vendin e stacionit tė vjetėr hekurudhor. Stacioni hekurudhor ėshtė ndėrtuar nė vitet 1871-1873 (pėr lidhjen Shkup Selanik). Mė 1935 u rrėnua dhe u rindėrtua mė 1938. Mbi derėn kryesore tė hyrjes gjendet njė orė e vjetėr. Koha kėtu ėshtė ndalur pėr tė shėnuar 5 e 17 minuta, momentin kur e godet tėrmeti katastrofal Shkupin mė 26 korrik 1963.
Muzeu pėrbėhet nga dy pjesė: Nė pjesėn etnologjike janė vendosur veshje dhe orendi tė shkupjanėve tė vjetėr. Pjesa arkeologjike e muzeut pėrmban objekte epokash tė ndryshme tė historisė sė Shkupit, tė gėrmuara nė lokalitete tė ndryshme. Tė gjitha tė mrekullojnė me mjeshtėrinė e punės. Veēanarisht shquhen pėr nga bukuria dhe mjeshtėria enėt dhe stolitė e epokės ilire tė gėrmuara nė Skupin antik. Shkoni dhe binduni!
Ēarshia e vjetėr e Shkupit ėshtė monument unik ku gėrshetohen ndikimet e disa kulturave dhe qytetėrimeve qė kanė kontribuar nė krijimin e saj. Ēarshia shtrihet mes Urės sė gurit (nė perėndim) dhe Bitpazarit (nė lindje) si dhe nga Kalaja nė veri gjer nė lumin Serava nė jug. Ēarshia ėshtė themeluar kėtu e 1000 vite mė parė, nė kohėn e perandorisė Bizantinase. Nė fillim kishte karakter panairi vjetor, mė vonė filloi tė funksionojė tregu (pazari) javor, sė pari ditėve tė premte, pastaj edhe tė marteve, traditė kjo qė ėshtė ruajtur gjer nė ditėt e sotme (ēdo shkupjan i di ditėt e pazarit tė marteve dhe tė premteve). Gjatė shekullit XIII ajo qė filloi si treg, gradualisht u shndėrrua nė qendėr tregtare objekt ku nė mėnyrė tė organizuar u vendosėn tregtarė dhe zanatēinj. Kjo qendėr tregtare ishte njė nga mė tė njohurat nė Ballkan Ajo mund tė shihet bukur nė gravurėn e grafikut holandez Jakobus Haverin, e shpallur nė vitin 1594 nė Nyrnberg. Objekti ka pasur 15 harqe tė zgjatura qė kanė rrethuar njė sipėrfaqe prej rreth 1200 m2. Nė fillim ēarshia ishte nėnlagje e qytetit tė epėrm. Mė vonė, gjatė periudhės osmane ajo e mori pamjen e saj tė sotme, me objektet e shumta me karakter profan dhe sakral. Nė periudhėn e shekujve XVI-XVII ēarshia e arrin kulmin e saj ekonomik dhe organizativ, si njė ndėr ēarshitė mė tė mėdha dhe mė tė bukura orientale nė Ballkan. Nė vitet 1660-61 udhėpėrshkruesi turk Evlia Ēelebi e vizitoi Shkupin dhe la njė pėrshkrim tė bukur tė ēarshisė, ku mbetet i mahnitur me rendin e saj, shitoret e stolisura me lule, qė tė dehin me erėn e tyre, me njerėzit e sjellshėm dhe tė ndershėm.
Ēarshia e vjetėr ka pasur shkėlqimet dhe mjerimet e saja gjatė historisė. Shpesh ėshtė dėmtuar rėndė nga zjarret, tėrmetet dhe vėrshimet. Mė 1689 shkatėrrohet nga zjarri qė ia vuri gjenerali austriak Pikolomini (sipas tė dhėnave kėtė e bėri pėr shkak tė epidemisė sė kolerės qė e kaploi atėhere Shkupin dhe thuhet tė ketė qarė pėr shkak tė fatkeqėsisė qė i solli qytetit tė bukur). Pason njė periudhė mjaft modeste e funksionimit tė ēarshisė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX ajo ringjallet, mė 1908 pėrsėri kaplohet nga zjarri. Tėrmeti i vitit 1963 e dėmtoi rėndė, mė vonė u rindėrtua.
Pėr dashamirėt e historisė sė ēarshisė rekomandojmė qė ta vizitojnė muzeun e ēarshisė qė ėshtė i vendosur nė Suli han.
Ja ca tė dhėna pėr disa objekte mė tė veēanta tė Ēarshisė sė vjetėr:
Gravura e Shkupit nga holandezi Jakobus Haverin Pamje e Bitpazarit nga fillimi i sh. XX
Hani i plumbit (Kurshumli Han) ėshtė ndėrtuar rreth vitit 1540 nga turqit nė themelet e ndonjė ndėrtese tė vjetėr duke e pėrshtatur pėr karvan-saraj, sipas modeleve lindore. Emrin e merr pikėrisht nga plumbi me tė cilin fillimisht ishte mbuluar kulmi i tij, pastaj u shtrua me tjegulla. Thuhet se plumbi ėshtė hequr mė vonė nga kulmi qė tė pėrdoret pėr qėllime ushtarake. Ky han e ka ndėrruar disa herė funksionin e tij gjatė shekujve. Nė fillim ka qenė bujtinė, mė vonė (mė1787) shndėrrohet nė burg. Mes tjerash kėtu janė mbajtur edhe dėshmorėt e Karadakut, gjatė golgotės sė tyre pėr nė Selanik. Prej vitit 1904-1914 pėrsėri bėhet han. Hani i plumbit tė magjeps me bukurinė e tij. Spikaten pėr nga bukuria muret e stolisura dhe kupolat e vogla me formė piramidash, qė nė fillim kanė qenė tė mbuluara me plumb. Mbi hyrjen kryesore ka njė strehė nė formė kube. Oborri i brendshėm ėshtė mjaft i gjerė dhe ėshtė i rrethuar me strehė tė gjerė, qė mbėshtetet nė shtylla masive. Nė pėrdhesė ka 28 hapėsira qė janė shfrytėzuar pėr tė mbajtur bagėti, ndėrsa nė dhomat mbi to janė vendosur mysafirėt. Gjatė tėrmetit katastrofal tė vitit 1963 ėshtė dėmtuar rėndė, pas kėsaj ėshtė rekonstruktuar nė tėrėsi. Mė 2001 u hap lapidariumi i muzeut shtetėror qė pėrmban eksponate epitafesh, sarkofagėsh, relievesh, pėrmendoresh etj.
Kurshumli Hani nė fillim tė shek. XX......dhe sot.
Kapan hani ėshtė konak nė ēarshinė e vjetėr, i ndėrtuar nė mes tė shek. XV-tė. Themelohet nga Isa Begu, komandant i vilajetit tė Shkupit. Si han ka funksionuar gjer nė Luftėn e dytė botėrore. Emri i tij vjen nga fjala arabe kabban, qė do tė thotė peshore, pasi nė brendėsi tė hanit ka qenė e vendosur njė peshore e madhe pėr ta matur bagėtinė. Hani ka dy hyrje, pėrdhesė dhe njė kat, me sipėrfaqe prej 1086 m2. Ka pasur 44 hapėsira ku janė vendosur udhėtarėt dhe tregtarėt me karvanet e tyre. Nė pjesėn lindore tė hanit ka qenė e vendosur shtalla pėr bagėtinė. Pjesa e ēarshisė pėrreth hanit ėshtė emėruar si Kapan ēarshia, ndėrsa kroi para hyrjes si Kapan ēeshme. Pas dėmtimit nga tėrmeti i v. 1963, rindėrtohet mė 1971-1973. Sot aty janė vendosur zanatēinj, tregtarė dhe shėrbyes hotelierikė.
Kapan hani nė ditėt e sotme
Suli Hani ėshtė ndėrtuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit XV-tė nga Isa Begu. Si dhe hanet e tjera, edhe ky ka shėrbyer pėr vendosje tė udhėtarėve dhe tregtarėve me karvanet e tyre. Emri suli (turqisht sulu me ujė) vjen nga lumi Seravė qė ka rrjedhur pėrgjatė anės sė tij lindore. Ka njė sipėrfaqe prej 2101 m2. Hyrja e tij kryesore ka qenė nė anėn perėndimore, me shikim nga mesi i ēarshisė. I dėmtuar gjatė tėrmetit, rindėrtohet plotėsisht nė vitin 1972. Sot nė tė ėshtė i vendosur fakulteti i arteve figurative dhe muzeu i ēarshisė sė vjetėr tė Shkupit.
Oborri i brendshėm i Suli Hanit
Bezistani sipas fjalorit tė shqipes sė sotme fjala bezistan nėnkupton pjesėn e pazarit tė tipit lindor, pjesėrisht tė mbuluar dhe tė mbyllur me porta. Sipas udhėpėrshkruesve qė e vizituan Shkupin, Evansit dhe Evlia Ēelebiut, bezistani i vjetėr pėrbėhej nga njė varg rrugicash tė lidhura, ku kanė qenė tė vendosura shitore tė zanatēinjve tė ndryshėm. Ėshtė dėmtuar rėndė nga zjarret e vitit 1689 dhe 1908. Ky objekt ka formėn e njė katėrkėndėshi, me zgjidhje tė thjeshta arqitekturale dhe ėshtė i ndarė nė katėr pjesė, ku bėjnė pjesė shitore tė vogla.
Ēifte hamami ka qenė banjo publike. Ėshtė ndėrtuar nė gjysmėn e dytė tė shek. XV nga Isa Begu. Emri vjen nga konstrukti i pėrbėrė nga dy pjesė (ēift) veē pėr gra dhe burra. Rituali i larjes ka qenė identik nė tė dyja pjesėt. Nga garderoba ėshtė hyrė nė hapėsirėn pėr aklimatizim, prej aty nė hapėsirat ndihmėse (pėr femra depilim dhe toaletė, pėr meshkuj rrojtore dhe toaletė) dhe nė hapėsirėn kryesore pėr larje. Nė mes tė kėsaj hapėsire ka qenė i vendosur njė postament nga guri ku janė shtrirė klientėt pėr masazhė ose pėr tu djersitur. Pėrreth ka pasur tri hapėsira me temperatura tė larta, qė janė quajtur halveta. Pranė mureve ka pasur ulėse dhe korita nga mermeri (kurna), prej nga ėshtė marė uj pėr tu larė. Njė nga halvetat nė pjesėn e femrave ka qenė e pėrshtatur pėr larje rituale tė hebrenjve tė Shkupit dhe nė vend tė koritės, aty ka pasur pishinė.
Ēifte hamami i fotografuar nga lart Lulėzim Agai, Shkup Vėrejtje: autori i kėtyre shkrimeve nuk ėshtė historian. Nuk e kam si qėllim tė sfidoj dikė me kėto tė dhėna, pėrkundrazi i ftoj tė gjithė dashamirėt e kulturės sonė kombėtare qė sė bashku ta pasurojmė kėtė kėnd pėr Shkupin tonė tė dashur. Si burim informatash kryesisht kam shfrytėzuar materiale nga Encarta, Britannica, Wikipedia. MALET - Vodno me majėn Krstovar (1.066м)
- Vargmalet Jakupica-Karagjica me majėn Sollunska Gllva-Mokro (2.450м) dhe Ubava (2.533м)
- Hijesirė 1.506м
- Zheden 1.260м
- Skopska Crna Gora me majėn Ramno (1.561м)
LUMENJĖT - Vardar (nga burimi Vrutok dhe derdhet nė detin Egje-410,5км)
- Treska (130км)
- Lepenci (65км)
- Pēinja (136,4км)
- Kadina Reka (33,3км)
- Markova Reka (29км)
- Patishka Reka
LIQENJĖ ARTIFICIAL GRYKA MALESH - Matkа, gryka e Kaēanikut, Teorska, Zhedenska, e Dervenit dhe Badrska
SHPELLA - te lumi Treska
- disa nė Breznicė
- nėn Sollunska Gllava
LIĒENJĖ ME AKULLNAJĖ - Liēenjtė Sallakov nė malin Jakupicė
GJERĖSIA GJEOGRAFIKE - 42ŗ00' gjerėsia veriore gjeografike
GJATĖSIA GJEOGRAFIKE - 21ŗ26' gjatėsia gjeografike lindore
LARTĖSIA MBIDETARE - Shkupi ėshtė i shtrirė nė 1818 km, 23км nė gjatėsi dhe 9км nė gjėrėsi dhe ka lartėsi mbidetare prej 245 metra
TEMPERATURA MESATARE VJETORE MESATARISHT DITĖ ME MJEGULL RESHJE TĖ SHIUT - mesatarisht gjatė vitit 940мм/11 ditė
NUMRI I BANORĖVE (REGJISTRIMI I VITIT 2002) - Shkup - 506 926
- Aerodrom - 72 009
- Butel - 36 154
- Gazi Babė - 72 617
- Gjorgje Petrov - 41 634
- Karposh - 59 666
- Kisella Voda - 57 236
- Saraj - 35 408
- Qendra - 45 412
- Ēair - 773
- Shuto Orizare - 017
|