Lėvizja Qytetare ZGJOHU!
shprehet jashtėzakonisht e shqetėsuar nga lajmet pėr shpėrngulje tė theksuar tė
qytetarėve shqiptar nga Maqedonia nė drejtim tė Evropės perendimore nė kėrkim
tė jetės mė tė mirė.
ZGJOHU! informon
tė gjithė qytetarėt qė liberalizimi i vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė paraqet
vetėm njė mundėsi pėr udhėtime turistike dhe qėndrime tė shkurtėra deri nė 90
dite nė vendet e zonės shengen pa asnjė mundėsi pėr punė dhe studim nė ato
vende. Leja pėr punė nė Evropėn perendimore mundėsohet vetėm nėpėrmjet marrjes
sė vizės tė tipit D qė kushtėzohet me lejen e punės nė vėndin pėrkatės. Maqedonia
gjithashtu ka nėnshkruar marrėveshje me Unionin Evropian si dhe me ēdo vend
anėtar tė zonės shengen pėr rikthim tė qytetarėve tė saj dhe nė kėto shtete nuk
ėshtė e mundur t'u ipet azil qytetarėve nga Maqedonia.
Lėvizja ZGJOHU! bashkė
me Shoqatat e Historianėve, Arsimtarėve, Piktorėve, Intelektualėve, Artistėve
dhe Shkrimtarėve shqiptarė si dhe shumė OJQ tjera apelojnė deri te tė gjithė
agjencionet turistike qė mos t'i manipulojnė qytetarėt shqiptarė duke i
keqinformuar rreth mundėsive pėr qėndrim dhe punė nė vendet e Evropės
perendimore si rezultat i liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė. Mallkimi
i kombit do tė bie mbi ato qė me gėnjeshtra po krijojnė rradhė tė tėra tė
qytetarėve pėr tė braktisur trojet e baballarėve dhe po shesin pasurinė e tyre
familjare pėr njė gėnjeshtėr turistike pėr pėrfitime mbi tragjedinė e popullit.
Vėshtirėsitė ekonomike tė qytetarėve tanė nuk do tė
zhdukėn duke e shitur gjithė pasurinė e tyre dhe duke u shpėrngulur pėr tė hasur
nė njė zhgėnjim edhe mė tė madh sesa nė vendin e tyre. Patriotizmi fillon ke
pragu i derės dhe rruga jonė mund tė jetė e gjatė, ngjitja jonė mund tė jetė e
vėshtirė, por ajo ēka historia na ka mėsuar ėshtė se nė keto troje, ne vuajmė
dhe rimėkėmbemi si njė, sepse jemi njė.
Njė vend pa
artefakte ėshtė vend pa kujtesė, njė vend pa kujtesė ėshtė njė vend pa histori,
njė vend pa njerėzit e vet, nuk ėshtė vend.
Heshtja e vėrtetė ėshtė paqė pėr trurin, pėr shpirtin ėshtė si
gjumi pėr trupin, por pėr Institutin - heshtja ėshtė gjendje kome
Ka kohė qė Lėvizja ZGJOHU! po
shqyrton mundėsinė e themelimit tė Institutit tė Heshtjes Kombėtare pėr diskriminim
kulturor dhe shpirtėror tė shqiptarėve nė Maqedoni. Me gjasė, ky Institut do tė
bėjė mė shumė punė se sa Instituti pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore dhe
Shpirtėrorė tė Shqiptarėve nė Maqedoni "Pjetėr Bogdani". Edhe po mos
tė bėjė as edhe tė vetmėn gjė, pėrsėri do tė ketė bėrė mė tepėr.
Vendin drejtues nė Institutin e
Heshtjes pa dyshim duhet ta ketė Instituti Pjetėr Bogdani. Nė ditėt kur fryma
shqiptare nė Shkup po shfaroset me bulldozher dhe trashėgimia kulturore dhe
shpirtėrore po zhduket para syve tanė, tė gjitha institucionet mė tė thirura
shqiptare, tė prira nga Instituti, heshtin. Instituti heshti edhe kur fėmijėve
tanė iu imponua gjuha maqedonase. Instituti heshti edhe kur Enciklopedia
falsifikoi gjithė historinė shqiptare, na quajti malėsorė dhe ardhacak. Ndoshta
Instituti ėshtė mbėshtetur nė populloren heshtja ėshtė flori duke shpresuar
nė pėrfitime tė ēfarėdo lloji. Kur drejtuesit e Institutit u bindėn qė heshtja
nuk u sjell ndonjė pėrfitim,vendosėn qė
tė bėjnė zhurmė rreth buxhetit pėr rroga dhe pėr veturė zyrtare. Dhe pėrsėri iu
kthyen veprimtarisė sė parapėlqyer, heshtjes.
Instituti po ngulfatet nga paaftėsia
e menaxhimit, nga mungesa e vizionit, nga mungesa e guximit, por edhe nga
mungesa e iniciativave kreative nga stafi dhe drejtuesit qė paguhen pėr ta
mbrojtur qenien shqiptare nė Maqedoni.
Instituti Albanologjik i prin institucioneve
dhe subjekteve shqiptare qė qėndrojnė tė shurdhėr ndaj rrahjes alarmante tė
kambanave pėr diskriminin kulturor dhe shpirtėror kundėr shqiptarėve qė ka
arritur kulminacionin. Kjo politikė diskriminuese ka prishur ēdo mundėsi
urėzimi tė qėndrimeve midis dy komuniteteve mė tė mėdha nė vend.
Me rastin e dyvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, Lėvizja Qytetare ZGJOHU! organizon akademi solemne nė Teatrin Shqiptar nė Shkup tė titulluar Dita e Plisit dhe ka nderin t'ju ftojė pėr tė marrė pjesė nė shėnimin e njėrės prej datave mė tė arritura tė kombit.
Manifestimi "Dita e Plisit" mbahet me 17 shkurt 2010 nė Teatrin Shqiptar nė Shkup me fillim nė ora 19:00. Preferohet qė mysafiret tė vijnė me plis nė kokė. Pėr ta madhėshtuar kėtė ditė historike, ZGJOHU! ka pregaditur program tė pasur artistik.