topleft
topright

Pėr Shkupin

Video/Audio

Image

Jemi Njė

Image

 
Fjalėkalimi "shqiptar"
Saturday, 06 February 2010

"Politikanėt janė tė njejtė, gjithandej.  Premtojnė ndėrtimin e urės edhe aty ku nuk ka lum." Nikita Khrushchev

Tė nderuar, politika, thotė njėri, ėshtė arti i kėrkimit tė belasė, gjetjen e belasė edhe aty ku nuk ekziston, diagnostifikimin jokorrekt dhe pėrdorimin e ilaēit tė gabueshėm. Kjo qeveri dhe doktrina e saj e ka emrin bela. Bela me fqinjėt, bela me proēeset integruese, bela me investitorėt e huaj, bela me komunitetet fetare dhe sė fundi, atė mė tė keqėn, bela me shqiptarėt.Ēdo pėrmendje e diskriminimit kulturor, ekonomik, gjyqėsor, arsimor, social, etnik ndėrlidhet drejtėpėrdrejt me shqiptarėt tė cilėt mbajnė tė drejtėn ekskluzive e tė qenurit qytetar i rendit tė dytė nė Maqedoni dhe fajtor kujdestar pėr tė gjitha dėshtimet e vendit. Andaj tė dashur miq, le t'a rikthejmė reagimin tonė si shqiptar tash kur e pamė qė reagimet tona si tė integruar, si multikulturor, politikisht korekt dhe si ēdo gjė tjetėr pėrveq se shqiptar -dėshtuan. Pjesa e kombit shqiptar qė jeton nė Maqedoni ka bėrė sakrificėn mė tė madhė duke u pajtuar me pavarėsinė e Maqedonisė me ēmim tė largimit nga prehėri i Beogradit, ridrejtimit tė timonit shtetėror kah civilizimi perendimor dhe integrimit euroatlantik tė vendit. Krahas sakrificės sublime tė pjesės sė kombit shqiptar qė jeton nė Maqedoni dhe barabarėsisė sė garantuar kushtetuese, shteti vazhdon t'i trajtojė si qytetarė tė rendit tė dytė. Qysh nga pavarėsia e gjer mė sot, shqiptarėt janė viktima tė proēeseve tė montuara politike dhe edhe pse tė pafajshėm, dergjen nėpėr burgje. Filozofi romak Qiuntillianus (35-96) duke folur pėr problemet nė gjyqėsi thotė sе ato mund tė zbėrthehen nėse u jepet pėrgjigje pyetjeve: Kush? Ēka? Ku? Kur? Si? Pse? dhe Me cilat mjete? Nė Maqedoninė e sotme, problemet gjyqėsore zbėrthehen me fjalėkalimin "shqiptar". Ēdo rast gjyqėsor qė zbėrthehet me kėtė fjalėkalim pėrfundon me dėnim drakonik qoftė nėse edhe dėshmohet e kundėrta, si nė rastin e Sopotit, Bit Pazarit, Gostivarit, aferės sė armėve, Tetovės, Ladorishtit, dhe nuk ka fund kjo listė. Sė fundi, riaktivizohet bomba e tempuar e quajtur dosjet e rikthyera tė Hagės si thupra politike pėr tė disciplinuar shqiptarin qė kohė pas kohė shfaq tendenca pėr t'u larguar nga prehėri dhe ninulla e partnerit maqedonas dhe tė fillojė t'a pėrdor kokėn. Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krime Lufte nė ish Jugosllavi nuk e pa tė arsyeshme dhe tė nevojshme tė nis procedurė gjyqėsore pėr katėr dosjet qė prokuroria e Maqedonisė ia servoi si krime lufte nė tė cilat akuzohen ekskluzivisht forcat e UĒK-sė. Edhepse autoritetet vendase paraqitėn vetėm raste ku akuzoheshin shqiptarėt, Prokuroria e Hagės vendosi qė mos tė pėrfillė asnjė prej tyre dhe u morr me rastin e Lubotenit tė cilin Haga e klasifikoi si krim lufte ndėrsa prokurorėt Maqedonas as qė kishin nisur hetimet pėr kėtė rast.
Sot, duke mospėrfillur Ligjin pėr amnisti tė miratur nga Kuvendi i Maqedonisė, gjykatat vendore kanė rifilluar proēeset mbi dosjet tė cilat ishin tė paqėndrueshme para gjykatės ndėrkombėtare, gjė qė paraqet njė precedent skandaloz nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Proceduimi i kėtyre dosjeve shpjegohet vetėm e kjo ndodh me ndėrhyrje politike nė gjyqėsor dhe me arsyeshmėrinė e mbajtjes sė shqiptarėve nė prehėr me ninulla trushpėrlarėse, por kėta nuk e dijnė qė shqiptari burrnohet qė nga djepi.
Njė rast tjetėr aktual dhe skandaloz i ndėrhyrjes sė politikės dhe skenareve djallėzore nė gjyqėsor ėshtė rasti i Sopotit nė tė cilin 2 ushtarė tė NATO-s dhe njė civil humbėn jetėn nė vitin 2003 dhe pėr tė cilin u dėnuan 11 shqiptarė nga fshati i Sopotit me gjithsej 156 vjet burg.
Sopotasit vazhdojnė tė dergjen nė burg pėrkundėr deklaratave publike tė dėshmitarit kyq i cili pohon pafajsinė e tyre qė ėshtė konfirmuar gjithashtu edhe nga ish ministri i Mbrojtjes si dhe ish Ambasadori i NATO-s nė vend bashkė me shumė tė tjerė. Tė gjitha kėto tė dhėna tė detajuara mbeten nė sirtaret e parlamentit dhe presin, si gjithnjė, pazarllėkun politik pėr pafajsinė e shqiptarėve tė dokumentuar nė qindra fletė. Pėrderisa ēdo ditė e kaluar nė moratoriumin e politikės ndėretnike nė vend ėshtė ditė pazari, shqiptarėt mund tė risin vlerėn e tyre politike vetėm nėse bashkėrendisin veprimet dhe pėrkrahin njėri tjetrin sepse tashmė ėshtė e qartė se asgjė tjeter nuk kryen punė. Kėtė e dėshmuam me njohjėn e Kosovės dhe vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike, Falsiklopedinė e ASHAM-it, imponimin e gjuhės maqedonase, etj. Kur JEMI NJĖ, jemi tė pamposhtur.
Sa kushton tė jesh shqiptar nė Maqedoni?

 
Kushtetuesja rrėzoi kėrkesėn e “ZGJOHU”
Saturday, 06 February 2010

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtė kėrkesėn e Lėvizjes qytetare ‘Zgjohu!’ pėr vlerėsimin e kushtetutshmėrisė sė vendimit pėr ndėrtimin e Kishės nė Sheshin e Shkupit. Kryetari i Zgjohu Artan Grubi, tha se Gjykata Kushtetuese ka marrė kėtė vendim, duke u bazuar nė faktin se Qeveria truallin ku do tė ndėrtohet kisha, ia ka shitur Kishės Ortodokse Maqedonase. Pra, sipas Grubit, Gjykata Kushtetuese e ka marrė kėtė vendim pasi qė ka vlerėsuar se toka, nuk i ėshtė falur Kishės Ortodokse Maqedonase. Nga Lėvizja ‘Zgjohu!’ paralajmėrojnė se nuk do tė heqin dorė nga vendimi pėr pengimin e ndėrtimit tė Kishės nė Sheshin e Shkupit. Grubi paralajmėron se shumė shpejt do tė ngrejnė njė nismė tė re tė Gjykata Kushtetuese pėr tė vlerėsuar edhe kushtetutshmėrinė e vendimit tė Qeverisė pėr t’ia shitur tokėn Kishės Ortodokse Maqedonase.

 
Reagim
Saturday, 06 February 2010

Lėvizja Qytetare “ZGJOHU!”, e mbėshtetur nga mbi 20 OJQ tjera shqiptare, dėnon ashpėr dhe e cilėson si tė papranueshėm proektin "Shkupi 2014" tė prezentuar nga Qeveria e Republikės sė Maqedonisė nėpėrmjet Komunės Qendėr.
Pas 3 viteve me paralajmėrime tė njėpasnjėshme konstruktive dhe dashamirėse rreth rreziqeve qė ndėrtimi i kishės ortodokse nė shesh do tė nxis, Lėvizja ZGJOHU! konsideron qė e gjithė pėrgjegjėsia pėr pėrkeqėsimin dhe radikalizimin e situatės do t'i takojė Qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė dhe Komunės Qendėr e cila me kokėfortėsi vazhdon tė provokojė shqiptarėt dhe komunitetet tjera. Proekti "Shkupi 2014" ka pėr qėllim tė nxitė urrejtje dhe ngjason me skenarin dhe temėn e filmit 2012 tė pėrkthyer nė rrethana vendore.
Ky proekt i marrė qė kushton miliona Euro nga buxheti shtetėror, do tė nxisė tensione tė paparashikueshme ndėretnike dhe ndėrfetare, tė pakrahasueshme me ato qė i pėrjetuam pėr Enckilopedinė dhe imponimin e gjuhės maqedonase nga klasa e parė fillore. Andaj, ZGJOHU! i ėshtė drejtuar me njė kėrkesė konkrete tė gjitha Ambasadave dhe organizatave ndėrkombėetare nė Maqedoni pėr pėrkrahjen e tyre nė shmangjen nga njė situatė e tillė pasi qė do tė ketė pasoja dhe komplikime tė paparashikueshme pėr kėtė vend nė kohėn mė tė rėndėsishme pėr tė ardhmėn e vet.
Nė rast se Qeveria nuk tėrhiqet nga ky proekt, Lėvizja Qytetare “ZGJOHU!” do tė ftojė Bashkėsinė Fetare Islame dhe atė Katolike qė tė ngrejnė zėrin lartė nė shenjė proteste dhe tė bojkotojnė konferencėn botėrore ndėrfetare qė do tė mbahet ne Maj si dhe tė na bashkangjiten nė protesta masovike nė Ohėr gjatė kohėzgjatjes sė konferencės pėr tė demaskuar djallėzinė e Qeverisė.
Lėvizja ZGJOHU! konsideron qė ky proekt ėshtė pika qė ka derdhur kupėn e diskriminimit dhe do tė fillon konsultime me tė gjitha OJQtė dhe partitė politike shqiptare rreth mundėsisė qė bashkarisht t'i ftojmė qytetarėt nė protesta si dhe tė shqyrtojmė hapa tjerė pėr tė penguar kėtė proekt monoetnik dhe monofetar qė nxit urrejtje.
Ky proekt nuk pėrmban asnjė element tjetėr shtetndėrtues tė kėtij vendi multietnik dhe multikonfensional pėrveq se atij maqedonas dhe pėrcjell porosinė "Njė Maqedoni sa mė Maqedonase" qė ėshtė doktrina e vetme qė udhėheq Qeverinė nė 4 vitet e fundit. Kjo doktrinė nuk ėshtė nė pėrputhje me realitetin, kushtetutėn si dhe pėrcaktimet e deklaruara shtetėrore pėr njė shoqėri tolerante, multietnike dhe multikonfensionale qė pretendon tė anėtarėsohet nė BE dhe NATO.

 
OJQtė sfidjonė partitė
Saturday, 06 February 2010

Aktivizimi dhe ngritja e zėrit tė shoqatave dhe lėvizjeve qytetare shqiptare por edhe roli aktiv i mediave shqiptare pėr devijimet dhe zhvillimet e fundit politike nė Maqedoni, kanė zhvendosur nė hije partitė politike dhe misionin e tyre tė pėrfaqėsimit tė elektoratit shqiptarė

Mediat nė rend tė parė, por edhe shoqatat joqeveritare shqiptare janė mė aktive edhe nė dėnimin aktiv dhe si kujdestare tė veprimeve tė institucioneve dhe ligjeve tė miratuara. Publikimi i “Enciklopedisė Maqedonase”, “Ligji selektiv pėr natalitetin qė favorizonte maqedonasit” si dhe sė fundi “Mėsimi i gjuhės maqedonase nga filloristėt shqiptarė”, kanė hasur nė kritika tė ashpra dhe fushatė agresive nga shoqatat dhe lėvizjet qytetare shqiptare. Pikėrisht dorėzimi i ankesave dhe vlerėsimi i kushtetutshmėrisė sė kėtyre projekteve ka ardhur pikėrisht nga kėto lėvizje, tė cilat kanė sfiduar partitė politike, por edhe vendimet e institucioneve.
 
Artan Grubi nga lėvizja “ZGJOHU!” ka theksuar se ėshtė i inkurajuar pėr lindjen e njė shoqėrie civile tė mirėfilltė tek shqiptarėt. “Po shohim lindjen e njė shoqėrie civile tė mirėfilltė tek shqiptarėt, fillėn e sė cilės i`a dhamė ne si lėvizje. Por edhe mė tutje ekziston shqetėsimi tek involvimi i partive nė themelimin e organizatave dhe lėvizjeve joqeveritare. Nga ana tjetėr, ka shqetėsime se nėpėrmjet OJQ-ve mund tė ketė edhe keqpėrdorime tė tjera qė dikush tė bėjė agjendė politike”, ka theksuar Artan Grubi, duke shtuar se edhe mediat kanė rolin e tyre tė jashtėzakonshėm dhe kontributin duke qenė korrektor dhe kujdestar tė anomalive tė ndryshme nė vend, sidomos sipas tij, pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt.

Lexo mė shumė...
 
<< Fillimi < Mbarimi 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijues > Fund >>

Rezultatet 26 - 30 nga 173

Anketė

Emri i ri i KF Slloga Jugomagnat duhet tė jetė
 

Info

Zyra e Lėvizjes Qytetare ZGJOHU! gjindet nė Carshinė e Vjetėr tė Shkupit. 

Free Image Hosting at www.ImageShack.us

BE per ZGJOHU!