Pėr Shkupin

Video/Audio
Jemi Njė

|
|
Saturday, 06 February 2010 |
|
Lėvizja Qytetare ZGJOHU! nė bashkėpunim me shoqatėn e Historianėve Shqiptar nė
Maqedoni, Lidhjen e Arsimtarėve Shqiptar, Shoqatėn e Artistėve Shqiptar,
Shoqatat "Draudacum, "Art Vizion" dhe tė tjera shfaqin shqetėsim tė thellė nė
lidhje me situatėn nė fushėn e arsimit nė mbarė teritorin e vendit.
Pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile shqiptare nė Maqedoni pėrkrahin
fuqimisht Lidhjen e Arsimtarėve Shqiptar, punonjėsit e arsimit si dhe prindėrit
e nxėnėsve tė shkollave fillore nė situatėn e krijuar me imponimin e orėve tė
gjuhės maqedonase pėr nxėnėsit shqiptar dhe turk qė nga klasa e parė fillore.
|
|
Lexo mė shumė...
|
|
Saturday, 06 February 2010 |
542 vjetori i vdekjes sė heroit tė madh kombėtar shqiptar, Gjergj Kastriot
Skėnderbeu, u shėnua sot me njė ceremoni pėrkujtimore nė Shkup. Politikanė,
pėrfaqėsues nga sektori civil, si dhe ambasadori i Shqipėrisė nė Shkup, nė
shenjė respekti vendosėn kurora lulesh nė bustin e Skėnderbeut. Ndėrkaq, asnjė
pėrfaqėsues nga partitė politike shqiptare nė opozitė nuk ishte i pranishėm. Me
kėtė rast Artan Grubi nga lėvizja Zgjohu u bėri thirrje partive politike dhe
sektorit civil qė figura e Skėnderbeut tė shėrbejė si motiv pėr mė shumė unitet
dhe angazhim nė rrugėn e integrimeve evropiane.
U tubuam sot pėr tė shėnuar
pėrvjetorin e vdekjes sė kryetrimit shqiptar, gjeneralit tė pamposhtur Gjergj
Kastriot Skėnderbeu. Ėshtė ky vend ku ne gjejmė frymėzimin, fisnikėrinė pėr tė
vazhduar mė tutje dhe shpresoj se mesazhi i unifikimit qė Skėnderbeu pėrcjell
gjithandej te kombi shqiptar, tė pėrqafohet fuqishėm nga partitė politike dhe
nga shoqėria civile kėtu nė vend dhe ta shpiem kombin nė rrugėn drejtė
integrimit euro-atlantik, bashkė me Prishtinėn dhe Tiranėn, tha Artan Grubi,
nga lėvizja Zgjohu. Edhe kėtė vit, organizator i manifestimit ishte lėvizja
qytetare Zgjohu. Pėrvjetori i vdekjes sė Skėnderbeut shėnohet pėr tė 4-tėn
herė nė Maqedoni.
|
|
Saturday, 06 February 2010 |
Lėvizja Zgjohu nė bashkėpunim me shoqatat e tjera shqiptare nga Maqedonia
nisėn aksionin pėr tė ndihmuar banorėt e Shkodrės, tė prekur nga pėrmbytjet.
Nėpėrmjet tre numrave telefonike, 070 143 333, 075 143 900, 077 143 333,
qytetarėt mund tė dhurojnė 100 denarė pėr tė ndihmuar nė pėrballimin e pasojave
tė pėrmbytjeve. Artan Grubi nga lėvizja Zgjohu si dhe Ambasadori i Shqipėrisė,
Arben Cejku falėnderuan institucionet, sektorin civili, mediat dhe nė veēanti
televizionin Alsat-M pėr pėrkrahjen e dhėnė nė ndihmė tė tė prekurve nga
pėrmbytjet nė Shkodėr. "Lėvizja Zgjohu vendosi qė ti arikulojė tė gjitha
thirrjet dhe apelet e pjesės sė popullit shqiptar qė jeton nė Maqedoni dhe
nėpėrmjet kyējes nė aktivitetet pėr ta ndihmuar Shqipėrinė dhe pėr tė ndihmuar
tė pėrmbyturit nė rrethin e Shkodrės, kemi siguruar tre numra telefonik.
Apelojmė pėr masovitet nė kėtė aksion dhe thirrje tė qytetarėve sė paku nga njė
herė nė numrat e lartėpėrmendur dhe tė dėshmojmė nė kėtė mėnyrė qė kur ėshtė
nevoja ne bėhemi njė si komb, nė ēdo ēast tė dhėnė dhe brenda ēastit
solidarizohemi me vėllezėrit tanė, tha Artan Grubi, ngaOJQ Zgjohu.
Ndihma qė ka ofruar Maqednonia ka qenė shumė e rėndėsishme shumė e dobishme
dhe ju jemi mirėnjohės pėr kėtė. Gjithashtu pėrfitojė nga rasti tju bėj thirje
qė tė rrotulloni numrin e prezantuar nga Zgjohu dhe nėpėrmjet tė kėtij numri
tė vazhdojmė tė ofrojmė ndihmėn pėr banorėt e Shkodrės, tė cilėt kanė nevojė tė
riparojnė shtėpitė dhe tė pėrmbyllin dėmet qė kishin nga pėrmbytja, Arben
Cejku, Ambasador i Shqipėrisė Aksioni pėr mbledhjen e fondeve pėr ndihmat pėr
nė zonat e pėrmbytura tė Shqipėrisė do tė vazhdojė pėr disa ditė.
|
|
|
Tuesday, 05 January 2010 |
|
Drejtuar: kompanisė ONE, Telekom Slovenia Group
ONE shėrbime telekomunikacioni AD - Shkup
Blvd. Kuzman Josifovski Pitu 15
1000 Shkup
Lėvizja Qytetare ZGJOHU! e pėrkrahur nga dhjetėra OJQ tjera qė janė pjesė e forumit tonė tė shoqėrisė civile, ka nderin t'ju drejtohet nė lidhje me festėn treditore me rastin e festave tė fundvitit nė qendrėn e Shkupit, tė mbėshtetur nga ana e kompanisė tuaj tė ēmuar.
Gjatė festimit tė Vitit tė Ri nė sheshin Maqedonia, manifestim ky i mbėshtetur nga ana e kompanisė ONE, nga skena e vendosur nė qendrėn e qytetit nuk u ndėgjua as edhe njė strofė e vetme nė gjuhėn shqipe. Njė kėngėtar i vetėm shqiptar nė natėn e parė, nga gjithėsej tre netė feste, ėshtė abolutisht e pamjaftueshme dhe tendencioze. Nė manifestimin qendror tė natės sė Vitit tė Ri, asnjė fjalė e vetme nuk u shqiptua nė gjuhėn shqipe dhe kjo u reflektua nė tė gjitha lajmet nė lidhje me festimin e Vitit tė Ri nė Shkup.
Duke marrė parasysh faktin qė jeni rishtaz tė ardhur nė Maqedoni, na lejoni t'ju sqarojmė disa fakte shumė tė rėndėsishme. Sipas regjistrimit tė popullatės mė 2002, qyteti i Shkupit ka 506.926 banorė nga tė cilėt 104.000 janė shqiptar, duke mos i pėrfshirė kėtu edhe komunat e afėrta tė Studeniēanit dhe Haraēinės. Ky numėr e pėrcakton gjuhėn shqipe si gjuhė zyrtare nė gjithė qytetin e Shkupit. Gjithashtu, sipas nenit 5 tė Kushtetutės tė Republikės sė Maqedonisė, gjuha shqipe ėshtė zyrtare nė gjithė teritorin e shtetit. Na merr mendja qė shqiptarėt pėrbėjnė edhe njė numėr shumė tė madh tė klientėve tė ONE.
Lėvizja Qytetare ZGJOHU! ju fton qė tė pėrballeni me faktet dhe numrat dhe tė veproni ditė mė parė nė pėrputhje me realitetin dhe sankcionet ligjore nė lidhje me gjuhėn shqipe. Ju ftojmė qė publikisht t'i kėrkoni falje publike popullit shqiptar pėr lėshimin i cili besojmė tė jetė i paqėllimshėm. Gjithashtu, kėrkojmė distancim publik nga kėngėtari Vlado Janevski dhe tė kėrkoni nga ai qė tė kėrkojė falje pėr nėnēmimin publik dhe shprehjen e urrejtjes ndaj shqiptarėve nga po ajo skenė. Tė njejtėn e presim edhe nga qyteti i Shkupit. Pėr nė fund, presim qė dygjuhėsia do tė bėhet zbatohet edhe nė gjithė komunikim e ONE me klientėt dhe publikun nė Maqedoni.
Jemi thellė tė bindur qė do te merrni parasysh reagimet tona tė nxitura edhe nga reagimet e qytetarėve shqiptar tė revoltuar nga ky diskriminim kulturor qė sa vjen e shtohet. Ju ftojmė nė bashkėpunim dhe bashkarisht t'i pėrmirėsojmė kėto gabime me qėllim qė artistė me agjendė politike si Janevski e tė tjerė tė mos gjejnė mbėshtetje nė kompani publike dhe institucione shtetėrore sepse ndryshe kėto subjekte identifikohen me qėndrimet e pseudoartistėve tė tillė.
|
|
| | << Fillimi < Mbarimi 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijues > Fund >>
| | Rezultatet 36 - 40 nga 173 | |
Info
Zyra e Lėvizjes Qytetare ZGJOHU! gjindet nė Carshinė e Vjetėr tė Shkupit. 
BE per ZGJOHU!

Dialog me ZGJOHU!

|