topleft
topright

Pėr Shkupin

Video/Audio

Image

Jemi Njė

Image

 
Babagjyshi shqiptar
Saturday, 02 January 2010

Nė fundvit, kur bėhen balancet e vitit qė po lėmė pas dhe ėndėrrohet pėr vitin qė vjen, mė lejoni t'ju drejtohem me disa rreshta rreth tė bėrave tona dhe tė pathėnave, rreth perspektivave tona nė kėto kohė tė vėshtira dhe sfiduese.

Po lėmė pas njė vit shumė sfidues pėr shqiptarėt nė Maqedoni. Edhe njė vit tjetėr kaloi nė tė cilin shqiptarėt nuk arritėn dot ta realizojnė barabarėsinė me komunitetin shumicė tė garantuar me kushtetutėn e vendit. Edhe njė vit nė tė cilin shqiptarėt nuk arritėn ta marrin hisen e vet. Edhe njė vit kur shqiptarėt kėnaqen kur marrin atė qė duhet t'ju takojė natyrisht pa e kėrkuar fare. Por ky vit pa edhe frutet e para tė punės sė ZGJOHU! dhe mediave shqiptare nėpėrmjet vetėdijėsimit tė votuesve shqiptarė dhe bashkimin e tyre si asnjėherė mė parė nė betejėn kundėr enciklopedisė. dhe diskriminimit permanent.

Por le tė pėrmendim disa nga aktivitetet tona. Nė fillimvit, Shkupi frymėzoi dy manifestime kombėtare si shėnimi i tretė rradhazi i pėrvjetorit tė vdekjes sė kryetrimit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. dhe Akademinė Solemne "Dita e Plisit" me rastin e njėvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Tė dyja kėto manifestime morrėn pėrmasa kombėtare, nėpėrmjet jehonės nė Tiranė dhe Prishtinė dhe u pritėn jashtėzakonisht mirė nga qytetarėt. Ngritėm edhe iniciativė nė Gjykatėn Kushtetuese kundėr ndėrtimit tė kishės ortodokse mbi shtėpinė e lindjes sė Nėnės Terezė dhe protestuam nė inaugurimin e falsifikimit tė trashėgimisė kulturore dhe kombėtare shqiptare nėpėrmjet dislokimit tė shtėpisė sė familjes Bojaxhiu. U mposht edhe Ligji diskriminues pėr Natalitet!

Lexo mė shumė...
 
Konference per shtyp
Saturday, 02 January 2010

Lėvizja Qytetare “ZGJOHU!”, Shoqata e Artistėve Shqiptar , Shoqata e e Historianėve Shqiptar, Shoqata e Arsimtarėve Shqiptar, Shoqata e Piktorėve Shqiptar dhe tė tjera protestojnė ashpėr kundėr vendimit tė servisit publik Radio-Televizioni i Maqedonisė qė mos tė lejojė edhe kėtė vit pjesėmarrjen e artistėve shqiptar nė festivalin Shkupi Fest dhe tė konkurrojnė pėr pėrfaqėsues tė vendit nė festivalin Eurovizion duke performuar kėngė nė gjuhėn shqipe. Maqedonia ėshtė shtet dygjuhėsor, multietnik dhe multikulturor dhe duhet tė krenohet me llojlloshmėrinė e saj e cila pėrfaqėson pėrparėsi dhe jo mjet pėr keqpėrdorim nė duart e politikanėve.

Tė gjithė bashkė gjithashtu dėnojmė ashpėr diskriminim kulturor qė ju bėhet shqiptarėve me rastin e festimit tė liberalizimit tė vizave si dhe festės sė Vitit tė Ri. Qeveria nuk e gjeti tė arsyeshme tė ftojė artistė shqiptar qė tė performojnė me rastin e liberalizimit tė vizave duke kontribuar drejtpėrdrejt nė kulturocid tė paramenduar kundėr shqiptarėve me mjete tė buxhetit shtetėror 1/3 e tė cilit pėrmbushet nga kontributet e shqiptarėve. Diskriminimi nė kėtė rast filloi me reklamat qeveritare qė pėrjashtuan shqiptarėt nga pjesėmarrja gjoja se liberalizimi i vizave nuk vlen edhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė, kontributi i tė cilėve ka qenė instrumental.

Moratoriumi i shpallur 3 vite mė parė nga VMRO DPMNE pėr qėshtjet ndėretnike po merr pėrmasa kritike me tendencė tė krijimit tė krizės sė panevojshme qė do tė shėrbejė si justifikim pėr dėshtimet e Qeverisė nė tė gjitha shtyllat programore tė saj si arsimi, ekonomia, bujqėsia, integrimet euroatlantike dhe zbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit.

Ky moratorium vihet nė pėrdorim gjithnjė pėr tė nxitur tensione nė kohė kur duhet tė defokusohet opinioni publik nga sfidat thėlbėsore tė kėtij vendi sic ėshtė nevoja e menjėhershme pėr integrim euroatlantik tė vendit si thelbi kryesor i pėrbashkėt i tė gjitha komuniteteve nė vend.

Apelojmė deri te Radio Televizioni i Maqedonisė dhe “Shkupi Fest” qė mos tė kufizojnė performancėn e kėngėve vetėm nė gjuhėn maqedonase, por t'iu mundėsojnė edhe artistėve tjerė qė tė konkurojnė duke ia mundėsuar publikut qė tė vlerėsojė kualitetin e kėngėve duke mos i diskualifikuar ato para fillimit tė festivalit.

Gjithashtu kėrkojmė nga qeveria e Maqedonisė qė mos tė nxis ndarje multietnike dhe segregacion nė shoqėri sepse shqiptarėt nuk do tė bijnė pre e kėtyre provokimeve pėr tu paraqitur si fajtor pėr dėshtimet e vendit.

Shqiptarėt janė tė pėrcaktuar pėr ardhmėrinė euroatlantike tė vendit dhe do tė bėjnė cmos qė nė kėtė rrugė t’i marrin me vete edhe ato qė kokėn e kanė tė kthyer nga perendimi ndėrsa zemrėn nga lindja.

18 dhjetor 2009

 
28 nentor 2009
Saturday, 02 January 2010

Me rastin e shėnimit tė Ditės sė Flamurit 28 Nėntorit, Lėvizja qytetare ZGJOHU! organizoi njė koncert madhėshtor nė Sheshin ‘Skėnderbeu’ nė Shkup, me ē’rast u mblodhėn mijėra qytetarė.

Mysafir nderi i kėtij evenimenti ishte ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė nė Shkup, Arben Ēejku. Pėrkundėr motit tė keq, atmosfera festive zgjati deri nė orėt e vona, duke u shoqėruar me yjet mė tė mira tė muzikės shqiptare. “Ju kėtu po e festoni mė bukur dhe mė mirė se kudo tjetėr. Juve, familjeve tuaj dhe gjithė shqiptarėve kudo qė janė ju uroj - Gėzuar Festėn e Flamurit, suksese. Tani t’ia lėmė radhėn artistėve, tė cilėt e begatojnė dhe e shtojnė atmosferėn festive”, theksoi Arben Ēejku, ambasador i Shqipėrisė nė Shkup.

 
Shkupi, Tirana, Prishtina
Saturday, 02 January 2010

Me rastin e 28 nentorit, Dita e Flamurit Kombetar dhe Dita e Pavaresise, ylli i kenges zbavitese shqiptare Adrian Gaxha realizoi bashkepunim me Levizjen Qytetare ZGJOHU! nga Shkupi ne pregaditjen dhe promovimin e video spotit per kengen "Shkupi, Tirana, Prishtina".

28 nentor 2009
JEMI NJE!

Ky proekt u mbeshtet nga Komuna Cair.

 
<< Fillimi < Mbarimi 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijues > Fund >>

Rezultatet 41 - 45 nga 173

Anketė

Emri i ri i KF Slloga Jugomagnat duhet tė jetė
 

Info

Zyra e Lėvizjes Qytetare ZGJOHU! gjindet nė Carshinė e Vjetėr tė Shkupit. 

Free Image Hosting at www.ImageShack.us

BE per ZGJOHU!