topleft
topright

Pėr Shkupin

Video/Audio

Image

Jemi Njė

Image

 
Anulohet vendimi i Todorovit
Sunday, 18 July 2010

Lėvizja Qytetare ZGJOHU! mirėpret vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr tė anuluar vendimin skandaloz tė Ministrit tė Arsimit Todorov pėr imponim tė gjuhės maqedonase pėr nxėnėsit shqiptar nga klasa e parė. Ky ėshtė vendimi i vetėm i drejtė i mundshėm dhe rrjedhimisht duhet tė rezultojė me dorėheqjen e menjėhershme tė Ministrit Todorov. 


ZGJOHU! gjykon qė ēdo vendim i institucioneve tė vendit, nė veēanti ato qė prekin marrėdhėniet ndėretnike, duhet tė mirren me pėlqimin e shqiptarėve nė Maqedoni. Proektet monoetnike dhe monofetare janė tė destinuara tė dėshtojnė. Tė gjithe proektet pėrjashtuese do tė dėshtojne ashtu siē dėshtoi Enciklopedia, ligji pėr natalitet dhe mėsimi i gjuhės maqedonase nga klasa e parė.

 
Promohet revista Blagovijest
Sunday, 18 July 2010
Kėto faqe tė moēme tė revistės “Blagovijest” tė vitit 1932, bėhen dėshmia e radhės se Nėnė Tereza ėshtė shqiptare. Ndryshe nga ēfarė deklarojnė shpeshherė historian tė ndryshėm, kėto fragmente qė i dedikohen katolikėve tė Mbretėrisė Jugosllave tė asaj epoke, janė gjetur nė Bibliotekėn e Shkupit, dhe shėrbejnė si njė artefakt i pakundėrshtueshėm pėr pėrkatėsinė e Nėnė Terezės. Ato u prezantuan sot nga Lėvizja Qytetare ‘ZGJOHU!’.
Image
Kryetari i ZGJOHU-t Artan Grubi i bėri thirrje Sekretariatit pėr Implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit tė mbajė premtimin pėrsa i pėrket mbėshtetjes financiare tė projektit ‘Njė shekull dashuri’.
“Projekti duhet tė realizohet brenda muajit tė ardhshėm, sepse pėrvjetori i Nėnės Terezė ėshtė me 26 gusht tė kėtij viti dhe ne akoma nuk kemi filluar pėrgatitjet pėr mungesė tė mjeteve financiare, andaj pa kėtė mbėshtetje financiare projekti nuk do tė realizohet dot’, shtoi Grubi.
Nė 23 janar, ZGJOHU! filloi manifestimet pėr Nėnė Terezėn me njė ekspozitė nė Suli An. 
 
ZGJOHU! viziton sopotasit
Sunday, 18 July 2010
Tė ftuar nga banorėt e fshatit Sopotit si dhe familjet e tė sapoliruarve nga burgu, pėrfaqėsuesit e Lėvizjės Qytetare “ZGJOHU!“ kanė vizituar katėr tė liruarit nga burgu, Sulejman Sulejmanin, Samet Lutfiun, Hasan Klaiēin dhe Shaban Limanin. Drejtuesi i Lėvizjes ZGJOHU, Artan Grubi, i ka pėrcjellė pėrshėndetjet dhe urimet e ish Ambasadorit tė NATO-s, Nikolas Bigman, si dhe tė pėrfaqėsueve tė tjerė ndėrkombėtar qė ndėr vite janė angazhuar pėr zbardhjen e tė vėrtetės nė rastin e Sopotit.
Image
Lexo mė shumė...
 
PUSHO SHQIP!
Friday, 18 June 2010

Nė fillim tė sezonit tė pushimeve verore, Lėvizja Qytetare “ZGJOHU!” ka nderin tė ftojė tė gjithė qytetarėt shqiptarė tė Maqedonisė dhe tė Kosovės si dhe tė gjithė tė tjerėt qė tė pushojnė SHQIP gjatė kėtij sezoni veror dhe tė vizitojnė bregdetin shqiptar.

 

ZGJOHU! fton qytetarėt qė planifikojnė dhe kanė mundėsi tė bėjnė pushime kėtė vit, tė vizitojnė bregdetin tonė shqiptar pėr t'i shijuar bukuritė e detit Jon dhe detit Adriatik dhe nė kėtė mėnyrė t’a ndihmojnė vetėn dhe Shqipėrinė nė kėto kohėra tė vėshtira financiare, por njėkohėsisht edhe tė njohin Shqipėrinė mė mirė.

 

Ju ftojmė tė vizitoni Tiranėn e tė kaloni ēaste tė bukura nė kryeqytetin shqiptar, Durrėsin si njė nga qytetet mė tė vjetėra nė Shqipėri me amfiteatrin mė tė madhė nė Ballkan. Vizitoni Shkodrėn dhe kėshtjellėn e Rozafės, Fierin me Apolloninė, Beratin - qytetin e 1000 dritareve tė mbrojtur nga UNESCO, Gjirokastrėn e Ismail Kadarsė tė mbrojtur gjithashtu nga UNESCO, Sarandėn nė jug tė Shqipėrisė tė njohur pėr plazhet fantastike, Vlorėn e pavarėsisė, Krujėn e Skenderbeut, Korēen e serenadave shqiptare dhe vendbanimet tjera shqiptare. Mos harroni tė vizitoni edhe Butrintin, Bylisin, malin Tomorr, Alpet Shqiptare, gjithė vijėn e bregdetit shqiptar, dhe shumė e shumė vende tė tjera shqiptare qė presin t’i zbuloni.

 

Lėvizja ZGJOHU! ėshtė e bindur qė shqiptarėt dhe tė tjerėt nga Maqedonia dhe Kosova do tė vėrshojnė plazhet e Shėngjinit, Durrėsit, Ksamilit, Dhėrmisė, Himarės, Borshit, Velipojės, Vlorės, Jalės, Sarandės, Kavajės, etj. Mikėpritja shqiptare dhe bukuritė e bregdetit shqiptar do t'ju falin ēaste tė paharruara dhe t'ju frymėzojnė qė tė riktheheni vite me rradhė nė Shqipėri.

 
<< Fillimi < Mbarimi 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Vijues > Fund >>

Rezultatet 6 - 10 nga 173

Anketė

Emri i ri i KF Slloga Jugomagnat duhet tė jetė
 

Info

Zyra e Lėvizjes Qytetare ZGJOHU! gjindet nė Carshinė e Vjetėr tė Shkupit. 

Free Image Hosting at www.ImageShack.us

BE per ZGJOHU!